Juventusi ka barazuar 1:1 me Bolognan, në kuadër të javës së 33-të në Serie A.
“Zonja e Vjetër nuk arriti më shumë se një barazim, duke e rrezikuar pozitën e katërt në tabelë.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 52-të kur Arnautovic realizoi.
Barazimin e arriti Dusan Vlahovic në minutën e 90+4 për ‘Zonjën e Vjetër’.
Kështu, Juventusi tani gjendet në vendin e katërt me 63 pikë, gjashtë me shumë se Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton express.
Në anën tjetër, Bologna mbetet e 13-ta me 38 pikë të grumbulluara.