Juventusi ka ofruar 22 milionë euro për sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca dhe shpresojnë ta kompletojnë marrëveshjen në dy ditët e ardhshme.
22-vjeçari momentalisht është huazim te Genoa dhe kërkohet me ngulm nga kampioni i Italisë, transmeton lajmi.net.
Oferta e Juventusit është 22 milionë euro, tre milionë më pak se kërkesa e Sassuolos që ishte 25 milionë euro për sulmuesin.
Problemi i vetëm për “Bianconerët” është koha, ngase afati dimëror mbyllet me 1 shkurt, derisa trajneri Andrea Pirlo dëshiron përforcime në sulm.
Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud dhe i Romës, Edin Dzeko gjithashtu vëzhgohen nga Juventusi.