Fjalë Kyçe

Ka humbur betejën me koronavirusin ish futbollisti shqiptar në moshën 36 vjeçare

Ka humbur betejën me koronavirusin ish futbollisti shqiptar në moshën 36 vjeçare

Në moshën 36 vjeçare, ka ndërruar jetë aktivisti i dalluar nga Gradeci i Gostivarit, Ermir Zulbeari.

I ndjeri, vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në Klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me zemër. Mjekët konstatuan që i ndjeri ka qenë i prekur nga virusi korona.

Zulbari kishte lindur me 8 shkurt 1984 në fshatin Gradec.

Ka qenë lojtar i KF Gradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi në disa mandate.

Ai do të mbahet mend ndër shokë si dashamir i sportit. Ishte baba i 3 fëmijëve.

Para 7 muajve ishte bërë baba për së treti.