Fjalë Kyçe

Kaçanik, prindi i nxënësit tenton t’ia vë flakën shkollës (VIDEO)

Kaçanik, prindi i nxënësit tenton t’ia vë flakën shkollës (VIDEO)

Një prind ka tentuar t’ia vë flakën shkollës “Nazmi Osmani” në Elezaj të Kaçanikut.

Për këtë ngjarje nuk pranuan të flasë as prindi i nxënësit, i cili vijon mësimin në klasën e tetë, dhe as drejtori i shkollës.

Por, sipas Drejtorit të Arsimit në Komunën e Kaçanikut, Zahir Doda, krejt kjo ndodhi për shkak të një konflikti mes nxënësve në rrjetet sociale.

Doda tha se edhe pas këtij rasti shkolla është e sigurt dhe nuk ka vend për panik nga nxënësit prindërit, apo stafi i shkollës.

I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

https://youtu.be/Cn0J9WiUP4o