Fjalë Kyçe

Kadaj-Bujupi ftohet nga Gjykata, e quan ftesën si urgjencë të çuditshme selektive

Kadaj-Bujupi ftohet nga Gjykata, e quan ftesën si urgjencë të çuditshme selektive

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi është ftuar nga Gjykata Themelore.

Deputetja nga Istogu duhet të paraqitet në Gjykatë, konkretisht në departamentin për Krime të Rënda.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline vetë deputetja, e cila e ka quajtur të çuditshëm zellin e Gjykatës për trajtimin me urgjencë të kësaj lënde.

“Po, jam ftuar sot nga Gjykata Themelore, Departamenti për Krime të Rënda. Së pari është lajm i mirë që institucionet kanë filluar punën sot, por njëkohësisht i çuditshëm ky zell i Gjykatës për ta trajtuar rastin tonë më urgjencë. Kronologjikisht janë rreth 20 kolegë deputetë e ish deputetë që kanë qenë të arrestuar në lidhje me gazin në Kuvend para Aidës dhe meje, kështu që kjo renditje e prioriteteve të gjykatës dhe aktualizimi i këtyre rasteve në këtë kohë kaq delikate politikisht, është kogja i çuditshëm, dhe përngjason një urgjence tej juridike” ka thënë Kadaj-Bujupi.

Deputetja Kadaj është ftuar në Gjykatë për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës sa ishte shefe e Grupit Parlamentar të AAK-së në protestat e vitit 2015.