Fjalë Kyçe

Kadri Veseli premton super-premi në rast kualifikimi

Kadri Veseli premton super-premi në rast kualifikimi

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli vizitoi Përfaqësuesen e Kosovës në stërvitje të hënën mbrëma.

Stërvitja filloi në orën 18:00, ndërsa Veseli erdhi me vonesë duke ndërprerë në gjysmë stërvitjen.

I shoqëruar nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Veseli dha një intervistë për mediet.

Ndër të tjerash, ai premtoi një premi prej 1 milion eurove, në rast se djelmoshat e Bernard Challandes sigurojnë pjesmarrjen në Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm.