Fjalë Kyçe

Kadri Veseli sot do të paraqitet për herë të parë në gjyqin e Speciales

Kadri Veseli sot do të paraqitet për herë të parë në gjyqin e Speciales

Ish Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, të martën pasdite do të paraqitet për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Veseli është vetëdorëzuar më 5 nëntor dhe është transferuar në qendrën e paraburgimit në të njëjtën ditë.

Aktakuza ndaj tij, siç ka njoftuar Zyra e Prokurorit të Specializuar, është konfirmuar më 26 tetor të këtij viti.

Veseli akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Seanca për të nis sot nga ora 15:00.