Fjalë Kyçe

Kadri Veseli takohet me zhonglerin e njohur Agim Agushin

Kadri Veseli takohet me zhonglerin e njohur Agim Agushin

Kreu i PDK-së dhe njëherit kandidati për kryeministër, Kadri Veseli është takuar me zhonglerin që theu rekordin e katërt Guiness Agim Agushin, shkruan GazetaAlo.

“Kam pasur një takim të këndshëm me zhongluesin e mirënjohur Agim Agushi nga Vitia, i cili muajin e kaluar theu rekordin e katërt Guinness” u shpreh Veseli në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Kam pasur një takim të këndshëm me zhongluesin e mirënjohur Agim Agushi nga Vitia, i cili muajin e kaluar theu rekordin e katërt Guinness. Në një hapësirë prej 1 metër katror, ai veshi dhe zhveshi maicën 152 herë, për 1 orë, 2 minuta e 56 sekonda, ndërkohë që mbajti topin në ajër duke e goditur me kokë.

Me mjeshtërinë e tij të rrallë ai ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare duke promovuar kështu njëherazi edhe emrin e Kosovës. Sportistë si Agimi dhe shumë të tjerë të talentuar që i ka Kosova, janë ndër ambasadorët më të mirë të imazhit të vendit tonë. Prandaj do vazhdojmë t’iu japim përkrahje edhe më të madhe në të ardhmen.