Fjalë Kyçe

Kadri Veseli tregon se kur do të fillojnë punimet për Stadiumin Kombëtar

Kadri Veseli tregon se kur do të fillojnë punimet për Stadiumin Kombëtar

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar për projektin e Stadiumit Kombëtar, shkruan Gazeta Alo.

Veseli gjothashtu ka bërë të ditur se punimet për stadiumin e Dardanëve do të fillojnë së shpejti.

Ky është postimi i Veselit.

Stadiumi Kombëtar i Kosovës nuk është më një ëndërr. Sot e prezantuam projektin e tij, e së shpejti fillojmë edhe ndërtimin. Ky projekt i jashtëzakonshëm, më i bukuri në Ballkan, tregon se shteti i Kosovës po ecë përpara, po ndërton të ardhmen. Kombëtarja e Kosovës, me suksesin e saj, me punën e jashtëzakonshme dhe ekipore, është shembull se bashkë realizojmë qëllimet tona. Përgëzoj ministrin Kujtim Gashi për përkushtimin e madh që ky projekt të jetësohet. E gëzofshim arenën e Dardanëve.