Qindra tifozë të Klubit Futbollistik “Vëllaznimi” janë mbledhur në qendrën e qytetit në Gjakovë për tu bërë bashk drejt marshit në kryqytet.
Nën ritmin e këngëve dhe mjete piroteknike tifozët ‘kuqezi’ u kanë dërguar mesazh të qartë motivimi futbollistëve të tyre që sot luajnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Vëllaznimi përballet me Trepçën ’89 në ndeshjen e barazhit që mundëson ‘biletën’ drejt Superligës për edicionin 2019/20.
Një numër i madh i tifozëve gjakovar prite të zbarkojnë në kryqytet.
Për Vëllaznimin kjo do të jetë hera e tretë që do të luaj në një ndeshje të barazhit, teksa si për ironi të fatit në dy herët e kaluar ka dështuar të sigurojë ekzistencën duke humbur nga Gjilani dhe Ferizaj.