Fjalë Kyçe

Kalon unanimisht amandamenti kushtetues për parandalimin e dhunës ndaj gruas

Kalon unanimisht amandamenti kushtetues për parandalimin e dhunës ndaj gruas

Kuvendi i Kosovës ka miratuar unanimisht amendamentin Kushtetues nr. 26.Në këtë amandament përfshihet Konventa e Stambollit brenda Kushtetutës së Kosovës.

“Me 93 vota për, përfshirë edhe 17 vota të deputetëve jo shumicë miratohet unanimisht përfshirja e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës”, tha kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Kësisoj, kryetarja Osmani kishte thënë se “është obligim i yni që në kuadër të legjislacionit tonë, të Kushtetutës, të përfshijmë edhe Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje e njohur si Konventa e Stambollit”.