Javë më parë Kaltrina Selimit i vdiq nëna.
Javë më parë këngëtarja Kaltrina Selimi është përballur me një humbje të madhe, shkruan lajmi.net.
Nëna e saj ka ndërruar jetë dhe këtë lajm të hidhur e kishte dhënë vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram.
Në po këtë rrjet social ajo vendosi që para pak minutash t’i falënderoj publikisht të gjithë ata që i qëndruan pranë në këto ditë të vështira.
Me fjalët që ka shkruar ajo ka prekur të gjithë pasi në theks të veçantë i është drejtuar nënës si engjëll dhe ka thënë se i nevojitet akoma kujdesi i saj.