Në betejë me COVID-19: Rrëfime rrëqethëse brenda Klinikës së Pulmologjisë
Njëri nga pacientët me COVID-19, i hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë, ka thënë se është i shtrirë tash e 16 ditë për shkak të vështirësive nga sëmundja.
I infektuari me coronavirus që vie nga një fshat i Komunës së Drenasit, në rrëfimin e tij për Klan Kosovën ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të marrin virusin më seriozisht.
”Le ta besojnë se ka virus, është shumë e vështirë. Telashja më e madhe që kam pasur është se kam ngelur pa frymë. Që 16 ditë jam në gjendje tillë.
Ndërsa një tjetër pacient 72 vjeçar nga Komuna e Dragashit, tashmë veç është shëruar nga COVID-19.
Ai ka thënë se simptomën e vetme të virusit i kishte ethet.
”Kam ardhë, kam besuar se ka virus. Kam ardhur këtu dhe këtu po punohet, kushdo që ka ankesa të coronavirusit le të vijë dhe ta shpëtojë veten”, thotë ai.