Fjalë Kyçe

“Kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen”,  një muaj paraburgim për personin që dyshohet se kërcënoi policin

“Kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen”,  një muaj paraburgim për personin që dyshohet se kërcënoi policin

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.A, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja”

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 4 tetor 2021, në një kafiteri në Ferizaj, ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privoj nga jeta të dëmtuarin-zyrtarin policor B.V. në atë mënyrë që përderisa shoqërohet për në stacion policor nga ana e të dëmtuarit, meqë i njëjti paraprakisht kishte qenë duke konsumuar alkool në kafiteri gjatë kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, sipas  masave anti-covid, i njëjti iu drejtohet me fjalë “ty kam me ta marr shpirtin, a e din ti se kush jam unë, kam me të zhdukë, kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen”,  ashtu që kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim dhe ankth tek i dëmtuari.”. thuhet në komunitatë.