Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe neo-radikalët e tij i kanë duart e lyera me gjak qysh prej viteve të ‘90-ta.
“Aleksandar Vuçiq dhe neo-radikalët e tij i kanë duart e lyera me gjak që nga vitet e 90’ta”, tha Kamberi.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi thotë se Vuçiqi po i kërcënon sutedentët që po protestojnë me përdorimin e njësitit special të Serbisë, “Kobrat”, për t’i shuar këto protesta, transmeton Klankosova.tv.
“Refuzimi kryeneç për të marrë mbi vete dhe regjimin e tij përgjegjësinë për tragjedinë e ndodhur po e përballin Vuçiqin me kundërshtarë gjithnjë e më të shumtë të shtresave të ndryshme. Duke demonizuar jo vetëm fqinjët, por edhe studentët që nuk i përkulen, Vuçiq ka filluar një retorikë kërcënuese. Ai kërcënon me përdorimin e “Kobrave”, njësitit special të ushtrisë së Serbisë, në përgjegjësinë e të cilëve është edhe mbrojtja e presidentit, se do t’i përdorë për të ‘shkatërruar protestat’”, shton tutje ai.