Fjalë Kyçe

Kameruni mposht Gambinë dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Kameruni mposht Gambinë dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Kameruni ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Gambisë, me të dy golat e shënuar në pjesën e dytë.

Kamerunasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, ndërsa në pjesën e parë kishin tri raste për gol, por që asnjë nuk u konkretizua.

Collins Fai rrezikoi i pari, ndërsa Vincent Aboubakar dy herë, por pa suksese, transmeton telegrafi.

Me të filluar pjesa e dytë Kameruni gjeti golin me Toko Ekambi në minutën e 50-të për (1-0).

Goli i dytë nuk vonoi shumë pasi në minutën e 57-të, ishte sërish Toko Ekambi që shënoi për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Kameruni festoi kalimin në gjysmëfinale, ku pret fituesin e ndeshjes Egjipt – Maroku.