Në pikën kufitare në Vërmicë kanë mbërritur tre kamionë me material sensitiv, gjegjësisht fletëvotime, njofton Klan Kosova.
Pasi janë kontrolluar banderolat dhe është konstatuar se çdo gjë është në rregull, kamionët janë nisur për në depon qendrore të KQZ-së në Prishtinë, ku do të ruhen materialet deri në momentin e shpërndarjes së tyre nëpër qendrat e votimit.
Gjithçka po zhvillohet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të KQZ-së.