Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë, pasi një person hyri me kamion në mes të një turme që po festonte për muajin e krenarisë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në Wilton Maneors të Floridas, 10 milje në veri të Fort Lauderdale, vetëm pak pasi kishte nisur parada e krenarisë dhe festivali i rrugës.
Në bazë të raportimeve, një burrë, i cili ndodhej brenda në kamion, ishte në të njëjtën vijë me të tjerët gati për nisjen e paradës kur shtypi gazin dhe u fut mes njerëzve. Ngjarja nuk është zbardhur ende, ndërsa policia është shprehur se nuk dihet nëse burri ka vepruar qëllimisht apo jo.
Megjithatë, më vonë në mbrëmje dolën raportime se ky mund të ketë qenë një aksident tragjik i paqëllimshëm. Kamioni i shoferit ishte i zbukuruar me flamurin me ngjyra të komunitetit LGBTQ dhe burri kishte veshur po ashtu një bluzë në mbështetje të meshkujve homoseksualë, shkruajnë mediet e huaja.
Ndërkohë është mësuar se vetë shoferi ka thënë para policisë se këmba e tij u bllokua midis pedalit të gazit dhe frenimit duke bërë që ai të humbte kontrollin e automjetit.