Edhe Albulena Gërvalla do të vazhdojë garën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Këtë e ka bërë të ditur Komitetit Olimpik të Kosovës përmes një postimi në faqen zyratre në Facebook.
“Pas Fortesa Oranës (+68 kg) e Elhami Shabanit (-84 kg), edhe Ylli Cenaj (-67 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg) do të vazhdojnë rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Iu urojmë fat dhe suksese në luftërat e nesërme.”, thuhet në postim.