Në Ferizaj ka nisur kampionati i këtij viti në Automobilizëm.
Në garën e organizuar nga Autoklubi Ferizaj dhe FASK vozitësit më të mirë në Kosovë konkurruan në garën ‘Slalom’.
Në pistën e improvizuar ‘Brahim Ademi’, Ermira Topalli ishte ajo që doli më e shpejta. Ajo ishte më e shpejta e të dy kategorive (meshkuj – femra).
Sa i përket kategorisë së meshkujve, më i shpejti ishte Valon Jaha me veturën e tij BMW.
Lidhur me ecurinë e garës i lumtur u shpreh edhe drejtori i garës, Ismet Rexhepi, i cili beson se dje u dëshmua se gjithçka është gati për një kampionat të suksesshëm, përcjell lajmi.net
Më poshtë mund të shihni pamje nga garat e zhvilluar dje dhe intervista rasti me akterët e garës.