Fjalë Kyçe

Kampionati i Automobilizmit nis në Ferizaj – Ermira Topalli më e shpejta në të dyja kategoritë

Kampionati i Automobilizmit nis në Ferizaj – Ermira Topalli më e shpejta në të dyja kategoritë

Në Ferizaj ka nisur kampionati i këtij viti në Automobilizëm.

Në garën e organizuar nga Autoklubi Ferizaj dhe FASK vozitësit më të mirë në Kosovë konkurruan në garën ‘Slalom’.

Në pistën e improvizuar ‘Brahim Ademi’, Ermira Topalli ishte ajo që doli më e shpejta. Ajo ishte më e shpejta e të dy kategorive (meshkuj – femra).

Sa i përket kategorisë së meshkujve, më i shpejti ishte Valon Jaha me veturën e tij BMW.

Lidhur me ecurinë e garës i lumtur u shpreh edhe drejtori i garës, Ismet Rexhepi, i cili beson se dje u dëshmua se gjithçka është gati për një kampionat të suksesshëm, përcjell lajmi.net

Më poshtë mund të shihni pamje nga garat e zhvilluar dje dhe intervista rasti me akterët e garës.