Manchester City është rikthyer në krye të tabelës së Premier Leagues, pasi që mundi Evertonin, me rezultat 3-1, të shtunën para tifozëve të tyre.
Kampionët në fuqi të Anglisë, u shfaqen ekip më i mirë së skuadra mike, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për ta mbrojtur titullin në ishull.
Gabriel Jesus (22’, 55’), dhe Raheem Sterling (69’), shënuan për fitoren e skuadrës së Pep Guardiolas, kurse, golin e vetëm për Evertonin e realizoi Dominic Calvert-Lewin (65’).
City përsëri është në krye të tabelës me 44 pikë, dy më shumë së Liverpooli, kjo e fundit nesër luan kundër Manchester Unitedit, kurse, Evertoni ndodhet në pozitën e shtatë me 24 pikë të grumbulluara.