Fjalë Kyçe

Kampionët e Kosovës marrin rrugë jashtë vendit për tu përgatitur për ndeshjet e Championsit

Kampionët e Kosovës marrin rrugë jashtë vendit për tu përgatitur për ndeshjet e Championsit

Futbollistët e Feronikelit pas përfundimit të ndeshjes finale të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll kanë shkuar në pushim shtatë-ditor.

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës në futboll, Feronikeli, do të përgatitet në Slloveni për ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Në Slloveni, skuadra nga Drenasi do të qëndrojë dhjetë ditë, ku planifikon t’i zhvillojë tri apo katër ndeshje miqësore.