Feronikeli ka shijuar humbjen e parë në edicionin e ri.
Kampioni në fuqi u befasua në Suharekë nga Ballkani me rezultat 3-1.
Vendasit, që barazuan në ndeshjen e parë pa gola ndaj Dukagjinit, e nisën furishëm takimin duke shënuar me Blend Baftiun (5’).
Kur pritej që mysafirët të reagonin, një ndërhyrje e gabuar e Prekazit ndaj Topallit për gjyqtarin Tefik Maloku ishte penallti që në gol e konvertoi Besnik Krasniqi (19’) për 2-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra nga Drenasi ngushtoi diferencën me Haxhi Neziraj (49’), por talenti në formë Baftiu (53’) realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Ballkani tashmë tubon katër pikë, kurse Feronikeli mbetet me tre sosh.
Në anën tjetër, Gjilani ka realizuar fitore në udhëtim te Ferizaji.
‘Skifterat’ triumfuan me rezultat të pastërt 3-0 në stadiumin ferizajas.
Fjoart Jonuzi (45’), Gerhard Progni (48’) dhe Tomislav Busiç (90′) ishin realizatorët në fitoren e parë të Gjilanit në Superligë sezonin e ri, pas humbjes turpëruese nga Trepça ’89.
Ferizaji, pas befasisë që i bëri Dritës, del me duarbosh në ndeshjen e dytë.