Fjalë Kyçe

Kampioni i botës me Brazilin “kurorëzon” Messin me “Topin e Artë”

Kampioni i botës me Brazilin “kurorëzon” Messin me “Topin e Artë”

Lionel Messi meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit. Kështu mendon ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo. Kapiteni argjentinas pati një tjetër sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën, duke shënuar 51 gola në të gjitha garat, teksa gjigantët katalanas fituan titullin e La Liga-s. 

Sidoqoftë, Messi nuk pati suksese të tjera gjatë këtij edicioni, duke u eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në mënyrë dramatike ndaj Liverpool, dhe humbur finalen e Kupës së Mbretit ndaj valencias. Sezoni i Messit mori goditje edhe në “Copa America” me Argjentinën. 32-vjeçari nuk mundi ta frymëzonte kombëtaren e tij përtej gjysmëfinaleve dhe doli me karton të kuq në ndeshjen për vendin e tretë.

Pavarësisht kësaj, Rivaldo beson se Messit duhet t’i jepet “Topi i Artë”, i cili do të ishte i gjashti për të. “Sipas mendimit tim, “Topi i Artë” i këtij viti i takon Messit për atë që ka bërë, – tha fituesi i këtij çmimi në vitin 1999 për “Betfair”. – Ai nuk fitoi Ligën e Kampionëve, por ky është është një çmim individual, të cilin e meriton, sepse shënoi shumë gola, gola të rëndësishëm.

Messi dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarë të mëdhenj. Më pëlqejnë të dy. Messi bën gjithmonë dallimin te Barcelona, ndërsa Ronaldo në çdo klub dhe në kombëtare. Do të jetë sërish emocionuese gara mes tyre. Kur flasim për to, është për diçka të mirë. Ata të dy shënojnë shumë gola”.