Fjalë Kyçe

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA-së, kërcënon se mund ta lë Nju-Jorkun pa rrymë

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA-së, kërcënon se mund ta lë Nju-Jorkun pa rrymë

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, tha se do të bllokonte eksportet e energjisë në Shtetet e Bashkuara nëse presidenti i SHBA-ve Donald Trump, vazhdonte me planet për një tarifë doganore 25 për qind për mallrat kanadeze

Ford theksoi se nuk do të hezitojë ta rrisë këtë normë nëse është e nevojshme, duke thënë: “Nëse SHBA-ja vazhdon kështu, unë nuk do të hezitoj të ndërpres plotësisht energjinë. Më vjen shumë keq për popullin amerikan sepse ato nuk e filluan këtë luftë tregtare. Është vetëm një person përgjegjës dhe ai është Presidenti Trump”, tha ai.