Ka dështuar për herë të tretë votimi i dy anëtarëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Asnjëri nga katër kandidatët e propozuar prej komisionit vlerësues nuk morri votat e mjaftueshme nga deputetët për t’u propozuar për gjyqtar, pra 65 nga 97 deputetët e pranishëm votuan të enjten.
Në raundin e dytë Albert Avdiu mori 60 vota, Bardh Bokshi 52 dhe Etrur Maloku 39, derisa për shkak të numrit të vogël të votave që në raundin e parë u eliminua kandidati Dukagjin Avdyli.
Konkursi për anëtarë të Kushtetueses do të përsëritet nga fillimi. Deputetët dështuan t’i zgjedhin dy anëtarët e Kushtetueses edhe në dhjetor dhe më herët në qershor të vitit 2021-ës, njofton KlanKosova.tv.