Fjalë Kyçe

Kandidati i PDK’së, Ferat Shala: Unë çdo herë do të jem në anën e UÇK-së

Kandidati i PDK’së, Ferat Shala: Unë çdo herë do të jem në anën e UÇK-së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, në profilin e tij në ‘Facebook’, ka publikuar një video nga koha e luftës së UÇK-së.

“Unë çdo herë do të jem në anën e UÇK-së, sepse UÇK-ja është amaneti më i madh që na lanë dëshmorët”, ka deklaruar Shala.
Në këtë video bashkë me Ferat Shalën shihet edhe kryetari i kësaj partie Kadri Veselin dhe bashkëluftëtarë të tjerë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, ai garon me numrin 14 në listën e PDK-së.