Fjalë Kyçe

Kane i kënaqur me skuadrën, thotë se nuk ka nevojë për transferime

Kane i kënaqur me skuadrën, thotë se nuk ka nevojë për transferime

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është shprehur shumë i kënaqur me rezultatet e skuadrës së tij.

Anglezi ka thënë se nuk është e rëndësishme nëse “Spurs” kryejnë ndonjë transferim gjatë janarit apo jo.

Ai mendon se skuadra e tij ka fond të mjaftueshëm lojtarësh, dhe ka mundësi për rotacione të ndryshme.

“Ndonjëherë nëse nuk mund ta gjesh lojtarin e duhur, duhet të blesh ndonjë lojtar tjetër” ka thënë Kane për “ESPN”, transmeton lajmi.net.

“Trajneri beson në skuadrën që ka dhe në atë që ne po bëjmë deri më tani” ka thënë tutje kapiteni i Anglisë.

“Ne jemi të gatshëm. Kjo periudhë është me shumë ndeshje dhe ne duket se po bëjmë mirë sepse po rikuperohemi mirë dhe kemi shumë lojtarë jashtë fushës” ka thënë ai.

Kujtojmë se Tottenham nuk kishte kryer asnjë transferim as gjatë afatit kalimtarë verorë.