Fjalë Kyçe

Kane: Me Mourinhon do të fitojmë trofe më në fund

Kane: Me Mourinhon do të fitojmë trofe më në fund

Kapiteni i Tottenham, Harry Kane, beson se trajneri i ri Jose Mourinho do t’i japë fund pritjes 11-vjeçare të klubit për të fituar trofe.

Mourinho u emëruar trajner i Tottenhamit të mërkurën, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Mauricio Pochettino, dhe e fitoi 3:2 kundër West Hamit në ndeshjen e tij të parë, transmeton Gazeta Express.

Portugezi i ka fituar 20 tituj të mëdhenj në karrierë, por Tottenhami nuk e ka shijuar asnjë trofe që prej triumfit në Kupën e Ligës më 2008.

“Ai ka fituar trofe në secilin klub që ka shkuar, nuk mund ta fshehësh këtë”, tha Kane për Mourinhon.

“E kam bërë të qartë se jam në një fazë të karrierës sime ku dua të fitoj trofe. E kam bërë të qartë se dua të fitoj këtu dhe na pret një vit i madh”, shtoi ai.

“Ne do të tentojmë ta bëjmë këtë në Ligën e Kampionëve dhe FA Cup”, theksoi ai.