Fjalë Kyçe

Kanë nisur përgatitjet për Evropë

Kanë nisur përgatitjet për Evropë

Nën urdhrat e shtabit teknik të prirë nga kryetrajneri Josa, ka nisur faza përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare që nisin më 27 qershor.

Në seancën e parë pothuajse nuk pati asnjë mungesë, përveç Morinës, ndërsa nuk punuan Khalid e Zyba që me rekomandim të doktorëve do të pushojnë edhe disa ditë, kurse në grumbullim me Përfaqësuese është portieri Bekaj dhe Hasanaj.

Kurse, sulmuesi Alen Jasharoski dhe mesfushori Jamal Arago iu kanë skaduar kontratat dhe janë futbollistë të lirë, meqë rast FC Prishtina i falënderon publikisht për bashkëpunimin dhe u uron sukses në vazhdim të karrierës.

Ndërsa nga sot futbollistët do të punojnë dy herë në ditë në fushën e 2 Korrikut. /Gazeta Alo