Fjalë Kyçe

Kanë vazhduar edhe sot garat e tenisit në Festivalin Olimpik Evropian

Kanë vazhduar edhe sot garat e tenisit në Festivalin Olimpik Evropian

Kanë vazhduar edhe sot garat e tenisit në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Tenisti🎾 ynë Melos Nallbani pësoi humbje nga rumuni me shumë përvojë, Alin Fatu, 2:0 në sete (6:0, 6:2). Nallbani në setin e dytë deri diku ishte rival i barabartë me kundërshtarin, çka dëshmoi se ka të ardhme të ndritur.

Rumuni Fatu, cilësohet njëri prej pjesëmarrësve më të mirë në Baku 2019.

Prej orës 12:30 me kohën tonë lokale, Nallbani garon edhe në çifte me Fresk Sylhasin.

Çifti ynë përballet me Spanjën, ndërsa çifti i femrave: Vesa Gjinaj dhe Forta Morina luajnë prej orës 14:00 me Suedinë./Gazeta Alo