Fjalë Kyçe

Kanosi zyrtarin policor në Mitrovicë, arrestohet një person

Kanosi zyrtarin policor në Mitrovicë, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi e kishte e kanosur zyrtarin policor derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:55, në rrugën “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur zyrtarin policor derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.