Fjalë Kyçe

“Kanuni i Lekë dreqit duhet të digjet”: Hoxha nga Mitrovica befason me deklaratën e tij

“Kanuni i Lekë dreqit duhet të digjet”: Hoxha nga Mitrovica befason me deklaratën e tij

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifaj, ka deklaruar se Kanuni i Lekë Dukagjinit është kanuni i “Lekë dreqit” dhe si i tillë ai duhet të digjet, pasi që ka instalu gjakmarrjen midis shqiptarëve.

Hoxha Fatmir Latifaj ka dhënë një deklaratë që po kritikohet nga njerëzit në lidhje me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Ai thotë se ky kanun është kanuni i Lekë dreqit dhe duhet të digjet.

“Ky është kanuni i Lekë dreqit i cili është i porositur për ta prishur shqiptarinë. Atë duhet me djeg, prej koke, prej zemre edhe prej biblioteke. Nuk bën me ekzikstu ai”, ka thënë hoxha Latifaj.

Tutje ai ka thënë se po bën thirrje publike që ky kanun të largohet nga toka dhe rafti i shqiptarëve.

Ndryshe Kanuni i Lekë Dukagjinit është grup ligjesh tradicionale shqiptare. Kanuni ishte kryesisht gojor dhe u botua me shkrim vetëm në shekullin e 20’të.

Më poshtë keni deklaratën e hoxhës nga Mitrovica.