Fjalë Kyçe

Kapen 3 mijë euro të falsifikuara në Kaçanik

Policia raporton se në Kaçanik është bastisur shtëpia e një të dyshuari, ne ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 30 kartëmonedha nga 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, dhe 7.36 gramë substancë narkotike e llojit kokainë.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.