Fjalë Kyçe

Kapen cigare të kontrabanduara në vlerë prej afro 16 mijë eurosh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Kapen cigare të kontrabanduara në vlerë prej afro 16 mijë eurosh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar të shtunën se në një veturë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka gjetur 250.000 copë cigare të kontrabanduara.

Sipas njoftimit të Doganës, vlera e tyre kap shifrën prej afro 16 mijë euro.

“Fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve doganor për të u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, mirëpo falë profesionalizimit te zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me këtë rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885 euro”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, ndërkaq, automjeti dhe cigaret janë sekuestruar.