Fjalë Kyçe

Kapen nga policia në Prizren anëtarë të ‘Bandës së Durrësit’

Kapen nga policia në Prizren anëtarë të ‘Bandës së Durrësit’

Indeksonline sot raportoj për një aksion të Policisë së Kosovës në qendrën tregtare “Galeria” në Prizren, ku u arrestuan tre anëtar të grupit kriminal nga Shqipëria, që udhëhiqen nga Lul Berisha i Durrësit.

Tutje, Indeksonline mëson se njëri nga tre të arrestuarit është Indrit Taullai, një nga shokët e Lul Berishës. Po ashtu e arrestuar është edhe e dashura e Taullait, e cila ka qenë me të gjatë asaj kohe.

Taullai në 2017 ishte liruar nga veprat penale nga Gjykata e Lartë, e cila e kishte pranuar kërkesën për lirim me kusht të tij. Avokati i tij kishte kërkuar që ai të lirohej për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Ai ishte i dënuar me 25 vite burg. “Banda e Durrësit”, kështu quhet grupi ku ka qenë pjesë Indrit Taullai, akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.

“Banda e Durrësit” akuzohet për vrasje, trafik droge dhe krijim organizatash kriminale, vepra penale të kryera pas vitit 1995.