Fjalë Kyçe

Kapet me narkotikë një person në Veternik të Prishtinës

Kapet me narkotikë një person në Veternik të Prishtinës

Policia njofton për arrestimin e një personi në Veternik, pasi i janë gjetur 13 qese substancë të dyshuar narkotike.

Pesha e substancës narkotike ishte 12 gramë, njofton policia.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Veternik, Prishtinë, 16.10.2020-22:28.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetë dhe konfiskuar 13 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë prej 12 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.