Fjalë Kyçe

Kapet nga kamera momenti kur ariu hyn në një veturë (VIDEO)

Kapet nga kamera momenti kur ariu hyn në një veturë (VIDEO)

Kamera e sigurisë e një pronari të shtëpisë në New Hampshire regjistroi momentin kur një ari u afrua tek një veturë e parkuar në rrugë, hapi derën dhe hyri brenda.

Pamjet të regjistruara jashtë një shtëpie në Thornton, tregojnë ariun që hap derën e veturës dhe po hyn brenda në një kërkim të dukshëm për ushqim.

Departamenti i Policisë Thornton tha se ka pasur raporte të shumta në ditët e fundit për një ari që hap dyert e veturave të parkuara dhe rrëmon brenda për ushqim dhe plehra.

“Ju lutemi mos harroni të hiqni sendet ushqimore nga automjetet tuaja dhe mos i lini qeset me plehra jashtë ose në bagazhet e ulëset automjeteve tuaja,” thanë nga departamenti i policisë në një postim në Facebook.