Një shtetas i Shqipërisë është kapur në Mitrovicë, pasi gjatë kontrollit të kamionetës me të cilin udhëtonte janë gjetur 31 shtetas sirianë, irakienë dhe egjiptianë. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të shtunës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar se shtetasi i Shqipërisë është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Imigrantët dyshohet se janë viktima të kontrabandimit.