Fjalë Kyçe

Kapitanoviq: Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Kapitanoviq: Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadoren kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq, të cilën e ka falënderuar për, siç ka thënë ai, mbështetjen e pakursyer qëinstitucionet e Kroacisë i kanë ofruar Kosovës, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Gjithashtu, Haradinaj me Kapitanoviq diskutuan për “raportet e shkëlqyeshme” që Kosova dhe Kroacia kanë ndërtuar përgjatë viteve por edhe mundësinë e intensifikimit të këtyre raporteve edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

“Mbështetja e Kroacisë duke qenë pjesë e Presidencës së BE-së është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe se jemi duke punuar fuqishëm që qytetarët tanë sa më shpejt të bëhen pjesë e familjes evropiane, përmes liberalizimit të vizave”, theksoi kryeministri, duke shtuar se takimi i Berlinit, ai i Parisit dhe takime të tjera regjionale, janë rast i mirë i bashkëpunimit dhe avancimit të raporteve në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq ka theksuar se qeveria kroate do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën.