Fjalë Kyçe

Kaplohet nga flakët një veturë në Ferizaj

Kaplohet nga flakët një veturë në Ferizaj

Sot rreth orës 19:00, një veturë është kapluar nga flakët në afërsi të lagjes “Village” në Ferizaj.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Agim Gashi.

“Sot rreth orës 19:00, gjatë lëvizjes një veturë për shkaqe të panjohura ka marrë flakë – nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë dhe e kanë lokalizuar zjarrin”.