Fjalë Kyçe

Kaplohet nga zjarri një banesë në Ulpianë të Prishtinës, policia jep detaje

Kaplohet nga zjarri një banesë në Ulpianë të Prishtinës, policia jep detaje

Një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e mbrëmjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 21:20, është pranuar informata për një zjarr në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka ftuar zjarrfikësit. Dyshimet janë ngritur se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombolë gazi”, tha ai.

Borovci tha se zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për të lënduar.