Një trafo e rrymës është përfshirë nga zjarri para pak minutave në rrugën “Skënderbeu”, në Suharekë.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit pamje nga vendi i ngjarjes.
Ai tha se kjo pjesë nuk ka pasur rrymë që dy orë dhe në momentin kur është rikthyer furnizimi me energji elektrike, për shkak të mbingarkesës, thotë se ka shpërthyer zjarri.
Ai tha se banorët kanë njoftuar KEDS-in dhe një ekip i kësaj kompanie është nisur për në vendngjarje.