Fjalë Kyçe

Kaq milionë euro ka ndarë Chelsea për transferimin e Zidanit

Kaq milionë euro ka ndarë Chelsea për transferimin e Zidanit

Zinedine Zidane po konsiderohet alternativa e parë e Chelsea për të zëvendësuar Maurizio Sarrin nëse ky i fundit shkarkohet.

Trajneri francez që bëri historinë me Real Madridin, mund t’i rikthehet punës në Premierligë.

‘The Sun’ raporton se Chelsea do t’i ofrojë Zidanes deri në 230 milionë euro për të shpenzuar nëse pranon të marr drejtimin e skuadrës, përcjell ‘lajmi.net’.

Megjithatë, Chelsea janë dënuar me ndalimin e realizimit të transferimeve për dy afatet e ardhshme kalimtare.

Por, ‘Blutë’ kanë paralajmëruar ankesë dhe besojnë se ky dënim do t’u hiqet nga FIFA, duke i hapur rrugë Zinedine Zidanes, për marrjen e detyrës së trajnerit.

Zidane është i papunë që pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Real Madridin në fund të sezonit të kaluar.