Fjalë Kyçe

Karateisti kosovar siguron medalje të bronztë në Zagreb

Karateisti kosovar siguron medalje të bronztë në Zagreb

Kosovës nuk po i ndalen sukseset në sferën e sportit.

Karateisti kosovar, Benjamin Shabani, është i fundit që ka fituar medalje në gara ndërkombëtare, duke ngritur lart flamurin e Kosovës.

Shabani morri pjesë në garat e Kampionatit Evropian të Universiteteve, për sportet luftarake, në qytetin e Zagrebit, shkruan lajmi.net.

Në këto gara, Benjamini ka garuar në kategorinë deri në 75 kilogramë, ku është stolisur me medaljen e bronztë.