Karateisti më i suksesshëm i Kosovës, Herolind Nishevci, ka vendosur që të tërhiqet nga ky sport.
Përmes një postimi në “Facebook”, 30-vjeçari bëri të ditur se tashmë i ka dhënë fund karrierës si garues i Kosovës, por edhe Shqipërisë.
Prishtinasi ka thënë se do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj familjes dhe gjithë të tjerëve që e ndihmuan gjatë rrugëtimit të tij drejt medaljeve, transmeton express.
Herolind Nishevci gjatë karrierës së tij fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2016 dhe në Evropianin 2021.
Nishevci gjithashtu u shpall dy herë si sportisti i vitit në Kosovë, më 2016 dhe 2017.