Fjalë Kyçe

Karateisti Melos Gashi ngritet në vendin e parë në renditjen botërore të Federatës Ndërkombëtare (WKF)

Karateisti  Melos Gashi ngritet në vendin e parë në renditjen botërore të Federatës Ndërkombëtare (WKF)

Karateisti i ri, Melos Gashi, ka shënuar ngritje të madhe në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë (WKF), shkruan GazetaAlo.

Gashi ndodhet i pari në renditjen e kadetëve, kategoria plus 70 kilogramë.
Ky sukses i Melosit vjen pas bërjes nënkampion i Evropës, në kampionatin evropian të mbajtur muajin e kaluar në Aalborg të Danimarkës.

Melosi ka grumbulluar 1065 pikë në total, 30 më shumë se sa i dyti, Maros Janovcik (Slovaki).

“Shpresojmë që me këtë paraqitje të kohëve të fundit do të arrijë edhe titullin e më të miri të botës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.

Medaljen e bronztë në evropian e kishte fituar edhe Albulena Gërvalla, në grupmoshën U-21. Ajo në renditjen e re të WKF-së, ndodhet e 16-ta me 510 pikë të tubuara./GazetaAlo.