Fjalë Kyçe

Kastrati: Do të mundohemi ta fitojmë çdo ndeshje në parakualifikimet e Botërorit

Kastrati: Do të mundohemi ta fitojmë çdo ndeshje në parakualifikimet e Botërorit

Basketbollisti kosovar shprehet optimist para fillimit të fazës parakualifikuese të Botërorit 2023. Kosova do ta nisë këtë kampanjë me ndeshjen e 20 shkurtit ndaj Islandës

Erjon Kastrati është i gatshëm për ta ndihmuar Përfaqësuesen e Kosovës në fazën parakualifikuese të Botërorit 2023, shkruan Gazeta Express.

Basketbollisti kosovar ndihet i lumtur që e përfaqëson vendin e tij, ndërsa shprehet optimist që “Dardanët” të arrijnë rezultate të favorshme në këtë fazë.

“Fillimisht dua të them se kam nderin dhe kënaqësinë që jam i ftuar në Kombëtaren e Kosovës. Siç ka thënë trajneri duhet të mundohemi të fitojmë në çdo ndeshje. Do të japim më të mirën nga vetja jonë në këto ndeshje”, deklaroi Kastrati për uebfaqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kosova do të luajë me Islandën më 20 shkurt në Prishtinë, ndërsa më 23 të këtij muaji do të ketë punë me Luksemburgun në udhëtim.

Në Grupin B, krahas tyre gjendet edhe Sllovakia.

Verdhekaltrit synojnë të kalojnë në fazën kualifikuese të Botërorit 2023.

Ata janë grumbulluar dje për herë të parë, në prag të ndeshjes me islandezët, që do të luhet të enjten në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.