Skuadra Kampione e Kosovës, Feronikeli do të përballet me skuadren nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps nē kuadër të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.
Para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, sulmuesi i njohur i skuadrës së Feronikelit, Kastriot Rexha.
“Për ne do të jetë një ndeshje shumë me rëndësi duke marrë parasysh se është hera e parë që marrim pjesë në njē kompeticion si Liga e Kampionëve”, ka thënë Rexha.
Më tej sulmuesi i skuadrës Kampione ka thënë se do të përqendrohemi dhe të japim maksimumin në menyrë qē të arrijm ti kalojm këto parakualifikime.
Shpresoj në fitoren e Feronikelit, ka deklaruar në fund Kastriot Rexha për Gazetën Alo.
KF Feronikeli – Lincoln Red Imps, zhvillohen të martën më 25 qershor, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri” me fillin prej orës 20:45.